Artistja Hilary Duff është rikthyer me këngën e re me titull “Roommates”, një prej publikimeve më të mira të saj në vite, që flet për momentin kur shkëndija në një lidhje fillon të shuhet dhe jeta e përditshme merr kontrollin, ka shkruar Rolling Stone.
Kënga është bashkëshkruar nga Duff, bashkëshorti i saj Matthew Koma dhe Brian Phillips.
Me tinguj pop modernë dhe sintetizatorë të ndritshëm, ajo kujton energjinë e hiteve si “Cruel Summer” të Taylor Swift.
“I only want the beginning, I don’t want the end”, këndon Duff, duke evokuar mallin për fillimet e zjarrta të një dashurie.
Shiu dhe vrapimi i saj nëpër rrugë janë një referencë e drejtpërdrejtë ndaj klipit të famshëm “Come Clean”, duke sjellë nostalgji për fansat e hershëm.
“‘Roommates’ është një këngë për momentet kur jeta thjesht po ndodh. Është ai mall për një kohë më të egër dhe më të lirë, para se ditët të mbusheshin me rutina, buxhete, pazare dhe pasiguri. Është dëshira për ta gjetur sërish ritmin, njeriun tënd dhe veten”, ka thënë Hilary Duff.
Albumi i saj i ri, “Luck …or Something”, pritet të publikohet më 20 shkurt dhe shënon albumin e parë të Duff që nga viti 2015.


