Modelja gjermane Heidi Klum dëshmoi këtë vit se është mbretëresha e maskimeve.
Ajo mbërriti në festën e saj të 23-të të Halloween në Nju Jork e shoqëruar nga bashkëshorti Tom Kaulitz dhe të dy erdhën të maskuar si E.T., një personazh nga filmi kult “E.T. the Extra-Terrestrial” i vitit 1983, me regji të Steven Spielberg.
Heidi ka treguar kostumet e tyre në profilin e saj në Instagram.
Më herët ajo u tha ndjekësve të saj se “nuk do ta marrë kurrë me mend” se çfarë ka rezervuar për ta këtë vit.
Vitin e kaluar, Heidi u shfaq në festën e saj të Halloween-it me kostum palloi, ndërsa vitet e fundit ka përgatitur surpriza të shumta.
Një krimb, Fiona nga Shreku, një ujk nga Jackson’s Thriller, Alien, një flutur, një grua e moshuar dhe Jessica Rabbit janë vetëm disa nga kostumet me të cilat ajo është shfaqur.