Joz Marku është rikthyer spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania 4 bashkë me Amber dhe G Banin.
Ai pati një takim të ftohtë me partneren e tij, Loredana Bratin, pas disa gjërave që ndodhën.
Ata më pas kanë tentuar të sqarohen, e të diskutojnë me njëri-tjetrin për të gjitha gjërat.
Jozi tha se i ka ngelur hatri dhe është prekur për lojën me Gjestin, e Loredana në anën tjetër ka qenë e mërzitur për informacionet që pa nga jashtë me thyerjen e kutisë së emergjencës.