Halle Berry, e para grua me ngjyrë që fitoi Oscar-in për Aktoren më të Mirë në vitin 2001, ka zbuluar se ky moment historik nuk e hapi karrierën e saj ashtu siç kishte shpresuar. Ajo thotë se pas çmimit priste mundësi të mëdha, por rolet nuk erdhën – dhe beson se raca ishte një pengesë. Berry shpjegon se regjisorët shpesh hezitonin të jepnin role kryesore për aktore me ngjyrë, nga frika se filmi “do të bëhej film për njerëzit me ngjyrë” dhe nuk do të shitej jashtë vendit. Megjithatë, ajo thekson se ndonëse Oscari ishte një nder, nuk ishte diçka që ndryshoi rrënjësisht jetën ose karrierën e saj.
Sot, Berry, nënë e dy fëmijëve dhe në prag të të 60-ave, thotë se ka mësuar të mos e lidhë vlerën e saj me çmime. Ajo kujton se njësoj si Oscari nuk e bën “më të mirën”, as Çmimi i Mjedrës së Artë për aktoren më të keqe nuk e bën “më të keqen”. Për të, fitore e vërtetë është fakti që ende luan në filma dhe vazhdon të bëjë atë që e do. “Si një grua me ngjyrë që së shpejti mbush 60 vjeç, ende jam këtu, duke krijuar. Kjo është fitorja ime”, tha ajo.


