Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që tentoi të shesë një orë, në një dyqan ari.
Në pamjet që janë bërë virale, i dyshuari shihet duke komunikuar me një shitës në një dyqan, teksa mbi kokë mban një kapelë me logon e ekipit te Real Madridit.
Personi në fjalë dyshohet të jetë pikërisht hajduti që vodhi disa gjësende me vlerë në shtëpinë e ish-porterit të “mbretërve”, Iker Casillas.
Nga ora e shitur, hajduti raportohet të ketë fituar 8 mijë euro.


