Hailey Bieber po tregon se edhe pas një ndryshimi të madh në jetën e saj, siç është lindja e një foshnje, ajo mbetet një ikonë e stilit dhe elegance. Xhaketa lëkure, një bluzë e zezë klasike dhe xhinset e gjera të zgjedhura nga ajo për daljen e fundit, janë një shembull i përkryer i stilit të saj të përditshëm, por gjithmonë me një nuancë moderne dhe të sofistikuar.
Ajo duket e qetë, e lumtur dhe në formë të shkëlqyer, ndërsa vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut me prezencën dhe stilin e saj të pakrahasueshëm. Fansat dhe mediat duket se janë të fascinuar nga mënyra se si ajo e përballon me elegancë këtë fazë të re të jetës së saj.