Në një biografi të re, pretendohet se Gwyneth Paltrow nuk e ka pritur mirë martesën e Brad Pitt me Jennifer Aniston, madje sipas librit, ajo e ka quajtur Pitt budalla, në një darkë biznesi në vitin 2000.
Pavarësisht komenteve që thuhet se ka bërë në rrethin e saj, Paltrow ka qenë më e rezervuar publikisht për Pitt, me të cilin ishte e fejuar nga viti 1996 deri në ndarjen e tyre në 1997.“Gwyneth: The Biography” zbardh edhe detaje të tjera pikante nga marrëdhëniet e saj me Ben Affleck dhe Chris Martin.

