Netflix ka publikuar fotot e para nga trileri psikologjik “Gruaja në Kabinën 10”, i bazuar në romanin bestseller të Ruth Ware. Filmi do të publikohet më 10 tetor 2025.
Në regji të Simon Stone dhe me Keira Knightley në rolin kryesor, filmi ndjek gazetaren Lo Blacklock, e cila dëshmon një ngjarje misterioze gjatë një udhëtimi me anije – dikush hidhet në det, por askush nuk rezulton i zhdukur. E vendosur për të zbardhur të vërtetën, ajo përballet me rrezik dhe mosbesim.
Publikimi i fotove ka ngjallur interes të madh te shikuesit, të cilët po presin ta shohin adaptimin.

