Sallata Green Goddess Salad është kthyer në një nga recetat më virale të muajve të fundit falë shijes së freskët dhe përbërësve të pasur me vitamina. Kombinimi i lakrës së gjelbër, kastravecëve dhe salcës kremoze me avokado ka fituar zemrat e adhuruesve të ushqimit të shëndetshëm në mbarë botën.
Për përgatitje nevojiten lakër e gjelbër, kastravecë, qepë të njoma dhe hudhër, ndërsa salca përgatitet me spinaq, avokado, vaj ulliri, parmezan dhe lëng limoni. Të gjithë përbërësit përzihen në blender derisa të krijohet një krem homogjen, i cili më pas hidhet mbi sallatë. Receta mund të ruhet në frigorifer deri në një javë, ndërsa salca rekomandohet të shtohet vetëm para servirjes për të ruajtur freskinë dhe teksturën krokante.


