OpenAI ka lansuar modelin më të ri të inteligjencës artificiale – GPT‑5, i cili premton të jetë më i mençur, më i saktë dhe mbi të gjitha – më i ndershëm. Kjo AI e re nuk “hallucionon”, nuk sajon informacione dhe nuk të lëvdon kot, siç ndodhte me versionet e mëparshme.
Për dallim nga modelet e mëparshme, GPT‑5 tashmë është i qasshëm edhe për përdoruesit falas, pa nevojë për abonim të veçantë. Ai ofron përgjigje më të sakta në fusha si mjekësia, programimi, shkenca dhe madje analizon edhe imazhe.
Sipas krijuesve të OpenAI, ky është hapi më i madh në zhvillimin e inteligjencës artificiale, duke e afruar edhe më shumë me mënyrën si mendon njeriu – pa gabime të rënda dhe pa lajka të panevojshme.