Aktorja Goldie Hawn ka zbuluar se edhe pas më shumë se katër dekadash me partnerin e saj Kurt Russell, lidhja e tyre vazhdon të ndihet “e lirë” dhe pa kufizime. Ajo theksoi se ndjenja e lirisë është çelësi i marrëdhënies së tyre, duke shtuar se nuk ndihet e “mbyllur” apo e kufizuar në këtë partneritet.
Hawn pranoi se ata nuk bien gjithmonë dakord për çdo gjë, por kjo nuk i ka penguar të ndërtojnë një lidhje të fortë të bazuar në familje dhe përvoja të përbashkëta. Sipas saj, pikërisht përkushtimi ndaj familjes dhe gëzimi që ndajnë bashkë është ajo që i ka mbajtur të lidhur për 43 vite, duke treguar se dashuria nuk ka nevojë për rregulla klasike për të funksionuar


