Reperi i njohur shqiptar Gold AG është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka ndarë vetë artisti përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku falënderon Zotin për ardhjen në jetë të vajzës së tij, të cilës i ka vendosur emrin Emblema.
“Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë,” ka shkruar Gold AG, duke përcjellë ndjenjat e mirënjohjes dhe lumturisë për shtimin e familjes së tij.
