Çifti i dashur i showbizit, Gjiko dhe Elita Rudi, kanë zgjedhur të kalojnë sërish disa ditë relaksuese larg nga angazhimet e përditshme, kësaj here në Turqi. Pas një aventure të paharrueshme në Afrikë, dyshja ka vendosur të eksplorojë një tjetër destinacion ekzotik.
Prezantuesja e njohur, Elita Rudi, ka ndarë disa pamje të bukura me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shihet se çifti po shijon çdo moment të pushimeve të tyre të reja. Nga detajet e publikuara, duket qartë se ata po kalojnë një kohë të mrekullueshme së bashku, duke shijuar bukuritë e natyrës dhe mikpritjen e ngrohtë të Turqisë.