Supermodelja Gisele Bündchen është në pritje të ëmbël me partnerin e saj, Joaquim Valente dhe është e emocionuar për ardhjen e bebes së tyre. Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se Gisele ndjehet mirë dhe ka zgjedhur të lindë në mënyrë natyrale në shtëpi.
Sipas burimeve, ajo është e përkushtuar ndaj kësaj eksperience të re dhe mezi pret të mirëpresë anëtarin/en e ri/e të familjes. Kjo pritje duket se ka sjellë një dritë të re në jetën e supermodeles, duke e bërë të ndihet më e lidhur me natyrën dhe procesin e mrekullueshëm të të bërit nënë.