Gisele Bündchen ka ndarë me ndjekësit një moment të rrallë me djalin njëvjeçar, të cilin e ka me bashkëshortin Joaquim Valente. Supermodelja 46-vjeçare publikoi një fotografi nga një jaht, ku shihet duke ushtruar ndërsa vogëlushi përpiqet të imitojë lëvizjet e saj. Bündchen e shoqëroi fotografinë me një mesazh për rëndësinë e shembullit që prindërit u japin fëmijëve përmes veprimeve të përditshme.
Djali, emri i parë i të cilit vazhdon të mbahet privat, lindi në shkurt të vitit 2025 dhe është fëmija i parë i Bündchen me Valente. Çifti u martua në një ceremoni private në dhjetor të vitit 2025. Modelja është gjithashtu nënë e Benjamin, 16 vjeç, dhe Vivian, 13 vjeçe, nga martesa e mëparshme me Tom Brady. Bündchen ka folur shpesh për rëndësinë që ka për të koha me fëmijët dhe këtë herë e përshkroi mëmësinë si një privilegj për të cilin ndihet mirënjohëse.


