Georgina Rodriguez bëri një paraqitje mbresëlënëse në tapetin e kuq për 20-vjetorin e Diva E Donna në Venecia. Modelja 30-vjeçare, e cila ka ngjallur spekulime për një martesë të mundshme me Cristiano Ronaldon, u shfaq në një fustan zherzhet me një prerje të theksuar te pjesa e këmbës.
Fustani elegant kishte një dekolte të hapur te pjesa e gjoksit dhe një korse të ngushtë që i theksonte belin, duke e bërë të duket mahnitëse gjatë ngjarjes glamuroze.