George Michael, ylli i muzikës pop, u nda nga jeta më 25 dhjetor 2016, në moshën 53-vjeçare, si pasojë e problemeve komplekse shëndetësore. Hiti i tij legjendar “Last Christmas”, i krijuar në moshën 21-vjeçare, vazhdon të jetë simbol i festave, duke sjellë të ardhura të konsiderueshme çdo vit.
Pavarësisht ndarjes nga jeta, muzika e tij mbetet e pavdekshme. Në vitin 2023, kompania e tij gjeneronte rreth 65,000 euro në ditë nga transmetimet, shitjet dhe përdorimi i muzikës së tij në media. Përveç karrierës së tij, Michael ishte një filantrop i njohur, ndërsa u nderua post mortem në Rock and Roll Hall of Fame.

