George dhe Amal Clooney ishin ndër emrat më të komentuar në gala mbrëmjen e 50-vjetorit të organizatës “King’s Trust”, e mbajtur në Londër. Çifti u shfaq elegant në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të ftuarve në eventin prestigjioz ku morën pjesë edhe Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla. Gala mbrëmja mblodhi figura të njohura nga bota e filmit, muzikës dhe televizionit për të mbështetur aktivitetet humanitare të organizatës.
Add A Comment


