George Clooney u shfaq së bashku me Julia Roberts përpara teatrit Winter Garden në Broadway, New York, ku ndaloi për të bërë foto me fansat dhe për të dhënë autografe.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte pamja e tij e re. Clooney, 64 vjeç, ka ndryshuar imazhin e tij duke lyer flokët nga ngjyra e tij karakteristike gri në kafe, një ndryshim që e bëri enkas për rolin e tij në një shfaqje teatrale në Broadway.
Përveç ndryshimit të ngjyrës së flokëve, aktori ka adoptuar një stil të ri, duke i dhënë vetes një pamje të ngjashme me atë të “mafiozëve italianë”, me flokë të lëmuar dhe syze dielli me xhama në nuancë blu-vjollcë.
Clooney luan në shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, një adaptim teatror i filmit me të njëjtin titull nga viti 2005, për të cilin ai vetë shkroi skenarin, e drejtoi dhe luajti. Shfaqja pati premierën e saj paraprake më 12 mars, ndërsa premiera zyrtare është planifikuar për 3 prill. Clooney interpreton rolin e gazetarit dhe legjendës televizive Edward R. Murrow.