Më shumë se dy dekada pas publikimit të filmit legjendar Titanic, një shikues ka vërejtur një gabim që kishte kaluar pa u vënë re.
Në një skenë ku Jack Dawson, i luajtur nga Leonardo DiCaprio, hyn në zonën e klasës së lartë për darkë, reflektimi në një derë xhami zbulon diçka të papritur – një kameraman që mban kamerën dhe shikon nga dera. Ky detaj u vërejt nga një fans, Rafa Avila, i cili e ndau në rrjetet sociale, duke e bërë të pamundur për shikuesit që ta shohin filmin pa e vënë re këtë detaj.
Videoja ka marrë mbi 200,000 shikime në TikTok dhe ka nxitur reagime të ndryshme nga fansat e filmit, disa të befasuar dhe të tjerë të zhgënjyer nga ky zbulim i ri.