Pllakat induktive janë shumë praktike dhe moderne, por kërkojnë kujdes të veçantë gjatë pastrimit. Një nga gabimet më të shpeshta është vonimi i pastrimit mbetjet e ushqimit dhe yndyra ngjiten më fort dhe mund të dëmtojnë sipërfaqen. Po ashtu, shumë njerëz i pastrojnë kur janë ende të nxehta, gjë që mund të “fiksojë” njollat dhe të përkeqësojë situatën.
Gabime të tjera serioze janë përdorimi i produkteve agresive (si amoniak, klor apo acide), sfungjerëve të ashpër ose mjeteve të mprehta që gërvishtin xhamin. Edhe detergjentët e zakonshëm për enë mund të lënë shtresa të padëshiruara në sipërfaqe. Për një mirëmbajtje të sigurt, pllaka duhet pastruar me produkte të posaçme, me një leckë të butë dhe gjithmonë të thahet në fund për të shmangur njollat nga uji dhe dëmtimet afatgjata.


