Shumë njerëz pa vetëdije i shkaktojnë dëm makinës larëse me zakone të përditshme. Eksperti për pajisje shtëpiake thekson se gabimet më të zakonshme janë: mbushja e tepërt e daulles, zgjedhja e programit apo temperaturës së gabuar dhe përdorimi i tepërt i detergjentit. Për shembull, larja gjithmonë në 30°C nuk mbyt bakteriet dhe bën që detergjenti të grumbullohet në daulle e tuba, ndërsa mbushja e tepërt rrit ngarkesën mbi motorin dhe kushineta.
Një tjetër zakon i dëmshëm është mbyllja menjëherë e derës dhe sirtarit të detergjentit pas larjes, gjë që krijon lagështi dhe terren për myk. Filtri i makinës duhet pastruar rregullisht, pasi grumbullon qime, monedha apo sende të vogla që bllokojnë ujin dhe prishin funksionimin. Kujdesi për udhëzimet e larjes jo vetëm që ruan rrobat, por zgjat edhe jetën e makinës.