Një studim i ri amerikan tregon se shumë njerëz, përfshirë edhe mjekët, bëjnë gabime gjatë matjes së presionit të gjakut. Zakonisht, matja bëhet në pozicion të ulur, por vlerat e larta shpesh zbulohen vetëm kur pacienti është i shtrirë, duke bërë që shumë raste të mbeten të padiagnostikuara.
Rezultatet e studimit
Presioni i lartë i gjakut është faktor kyç në sëmundjet kardiovaskulare dhe rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe tru. Studiuesit e Harvardit analizuan mbi 11,000 të rritur dhe matën presionin e tyre në pozicion të ulur dhe të shtrirë për 20 minuta. Ata zbuluan se 16.4% e pjesëmarrësve, të cilët kishin presion normal në ulje, shfaqnin presion të lartë kur ishin të shtrirë.
Studimet tregojnë se presioni i lartë gjatë natës lidhet më shumë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sesa ai i ditës. Mjekët sugjerojnë që matja në pozicion të shtrirë mund të ndihmojë në identifikimin e rasteve të padiagnostikuara dhe të rrisë saktësinë e vlerësimeve.
Presioni i gjakut duhet matur rregullisht, të paktën një ose dy herë në javë. Për ata me probleme kardiovaskulare, rekomandohet matja ditore dhe mbajtja e një regjistri për të ndjekur ndryshimet. Monitorimi i rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve serioze.