G Bani ka ngritur dyshime të forta mbi ndershmërinë e lojës në Big Brother, duke sugjeruar se disa lojtarë mund të jenë duke marrë informacione nga jashtë dhe se mund të mbështeten nga produksioni.
Këto pretendime kanë ndezur debate të shumta mes ndjekësve të reality show-t, duke vënë në pikëpyetje transparencën e garës.
Sipas tij, disa banorë duket se kanë një avantazh të padrejtë, duke reaguar në mënyrë të çuditshme ndaj ngjarjeve brenda shtëpisë, sikur të kishin dijeni paraprake për situata të caktuara.