Sapuni është një nga armët më të fuqishme që kemi kundër viruseve që qëndrojnë në lëkurë, përfshirë edhe Covid-19, i cili ka prekur të gjithë globin. Ekspertët kanë zbuluar se viruset mund të mbijetojnë në lëkurë për disa orë, madje edhe për ditë të tëra. Ndërsa dezinfektantët, solucionet e lëngshme dhe letrat e lagura me alkol janë të efektshme, asgjë nuk mund ta zëvendësojë fuqinë e sapunit.
Në pamje të parë, kjo mund të tingëllojë e çuditshme. Ndërsa shkencëtarët po përpiqen të krijojnë një vaksinë për Covid-19, sapuni është i aftë ta shkatërrojë atë. Por përse është sapuni kaq i fuqishëm? Sekreti qëndron në përbërjen e virusit. Covid-19 është një grimcë shumë e vogël me një shtresë të jashtme të përbërë nga lipide ose yndyra.
Sapuni, falë vetive të tij kimike, shkatërron këtë shtresë mbrojtëse, duke e bërë virusin të paqëndrueshëm dhe duke e larguar atë nga lëkura. Kështu, një veprim i thjeshtë si larja e duarve me sapun mund të jetë një nga mbrojtjet më të fuqishme kundër përhapjes së viruseve.