Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për zemrën, muskujt dhe sistemin nervor, por shumë njerëz nuk marrin sasinë e mjaftueshme çdo ditë. Një nga burimet më të mira janë frutat arrore, të cilët përveç magnezit përmbajnë edhe proteina, yndyra të shëndetshme dhe antioksidantë.
Më të pasurit me magnez janë arrat braziliane, arra indiane dhe bajamet, ndërsa edhe kikirikët, lajthitë, arrat dhe fëstëkët ndihmojnë shumë në plotësimin e nevojës ditore. Një grusht frutash arrore në ditë mund të forcojë zemrën, kockat dhe të ndihmojë trupin të ruajë energjinë dhe shëndetin në përgjithësi.