Françoise Bettencourt Meyers, trashëgimtarja e “L’Oréal”, është bërë gruaja e parë në botë që grumbullon një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Pas rritjes së aksioneve të “L’Oréal” në tregun e Parisit, pasuria neto e zonjës Bettencourt Meyers shënoi këtë rekord.
Firma “L’Oréal” ka regjistruar një rikthim të shitjeve pas periudhës së pandemisë, ndërsa Françoise Bettencourt Meyers, e cila është nënkryetare e bordit të kompanisë, është një aksionere me rreth 35% të aksioneve të “L’Oréal”. Ajo u bë trashëgimtarja e imperiumit pas vdekjes së nënës, Liliane Bettencourt, në vitin 2017.
Megjithatë, Françoise Bettencourt Meyers mbetet shumë larg pas pasurisë së Bernard Arnault, themeluesit të LVMH, i cili ndodhet në vendin e dytë me një pasuri prej 179 miliardë dollarësh. Françoise preferon privatësinë dhe është e njohur për përqendrimin brenda kufijve të familjes së saj, ndërkohë që është autore e dy librave.