Francesco Petrarka (1304-1374) është një nga figurat më të njohura të humanizmit, autor i “Kanconierit” — vepër që ndërthur dashurinë platonike për Laurën me reflektime shpirtërore e tokësore. Ai u bë i famshëm jo vetëm për poezitë, por edhe si udhëtar i pasionuar, i cilësuar si “turisti i parë” i historisë.
I frymëzuar nga antikiteti dhe i zhgënjyer nga dogmat mesjetare, Petrarka hapi rrugën e humanizmit, duke vendosur njeriun dhe ndjenjat në qendër të artit. Siç ndodhi me Dante dhe Bokaçio, ai ishte pjesë e brezit që ndryshoi përgjithmonë letërsinë dhe mendimin evropian.


