Legjenda e Hollivudit, Dick Van Dyke, i cili këtë vit feston 100-vjetorin, është fotografuar gjatë një daljeje të rrallë publike në Los Anxhelos, ku u pa duke përdorur një ecëse (walker), i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Arlene Silver.
Çifti u ndal në një kafene gjatë shëtitjes së tyre, ndërsa Arlene e ndihmoi aktorin të zbriste nga makina dhe të kalonte te ecësja.
Dalja e tyre e fundit publike kishte qenë në prill, gjatë inaugurimit të një qendre shëndetësore në Malibu, ku aktori u pa duke kërcyer dhe duke përdorur një bastun, duke treguar se vazhdon të ruajë energjinë dhe humorin e tij.
Dick Van Dyke dhe Arlene Silver janë të martuar që nga viti 2012. Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, aktori e quajti bashkëshorten e tij “shpirti binjak”, duke thënë se marrëdhënia e tyre është arsyeja kryesore pse ndihet ende i ri në shpirt. Ai gjithashtu është shprehur se nuk ka frikë nga vdekja, edhe pse shpreson të shijojë edhe shumë vite të tjera jetë.


