Disa filma shkojnë përtej argëtimit, duke prekur tema të thella dhe duke provokuar emocione të forta. Një film i tillë, i cilësuar nga shikuesit si “më i trisht që kanë parë ndonjëherë”, ka ngjallur reagime të fuqishme dhe është rekomanduar me paralajmërimin se duhen pako me shami pranë.
“Can You See Us?” (2022), me regji të Kenny Mumba, është filmi i parë zambian që ka arritur në Netflix dhe tregon historinë e vërtetë të John Chiti, një muzikant me albinizëm. Filmi ndjek jetën e tij që nga fëmijëria, përballen me diskriminimin, braktisjen nga i ati dhe sfidat që e shoqërojnë.
Chiti, i cili ka ndihmuar në shkrimin e skenarit, ka theksuar në intervista se njerëzit me albinizëm nuk kanë nevojë të ndryshojnë – por shoqëria duhet të ndryshojë perceptimin ndaj tyre.
Pavarësisht se u publikua në 2022, filmi së fundmi ka fituar vëmendje të gjerë, duke prekur thellë shikuesit. Në rrjetet sociale, shumë e kanë cilësuar si një nga dramat më emocionale në Netflix.