Thrilleri “Conclave” fitoi çmimin kryesor të Sindikatës së Aktorëve të Filmit në Hollywood (SAG), ndërsa Timothée Chalamet befasoi duke marrë çmimin për aktorin më të mirë në rolin e Bob Dylan.
Ekipi i filmit, përfshirë Ralph Fiennes, Stanley Tucci, John Lithgow dhe Isabella Rossellini, u vlerësua me çmimin për ansamblin më të mirë në një film. “Conclave” trajton intrigat e fshehta në Vatikan gjatë zgjedhjes së një pape imagjinar. Gjatë pranimit të çmimit, Fiennes theksoi rëndësinë e komunitetit në art dhe në jetë.
Ndërkohë, çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Demi Moore, për rolin e një ylli të zbehur që kërkon rinimin në filmin “The Substance”. Çmimet për aktorët dytësorë i fituan Kieran Culkin për “Real Pain” dhe Zoe Saldana për “Emilia Perez”. Në kategorinë e serialeve, “Shogun” u shpall drama më e mirë, ndërsa “Only Murders in the Building” fitoi si seriali më i mirë komik.