Filmi “The Silence of the Lambs” (Kur heshtin qengjat) mbetet edhe sot i vetmi film horror që ka fituar Oscar për filmin më të mirë. Filmi i regjisorit Jonathan Demme, me Jodie Foster dhe Anthony Hopkins në rolet kryesore, fitoi pesë çmimet kryesore të Akademisë në vitin 1992.
Historia ndjek agjenten e re të FBI-së Clarice Starling, e cila me ndihmën e psikiatrit dhe vrasësit të burgosur Hannibal Lecter përpiqet të kapë një vrasës serial të njohur si Buffalo Bill.
Edhe pas më shumë se 35 vitesh, asnjë film tjetër horror nuk ka arritur ta përsërisë këtë sukses në Oscar.


