Fantazia shpesh lidhet me efekte spektakolare dhe buxhete marramendëse, por historia e kinemasë dëshmon të kundërtën: disa nga filmët më të mirë të këtij zhanri janë realizuar me më pak se 15 milionë dollarë.
Disa nga filmët më të spikatur fantastikë me buxhet modest që kanë lënë gjurmë të thella në publik dhe kritikë.
Marcel the Shell with Shoes On (2021)
Një histori e ëmbël dhe emocionale e realizuar me kombinim live-action dhe stop-motion, që dëshmon se thjeshtësia mund të jetë magjike.
Eega (2012)
Një film indian unik për një burrë që rikthehet si mizë për t’u hakmarrë – kreativ, emocional dhe plot energji.
My Neighbor Totoro (1988)
Klasiku i Studio Ghibli, një perlë e animacionit që fitoi zemrat e publikut me histori të thjeshtë dhe ndjeshmëri të thellë.
The Seventh Seal (1957)
Kryevepra filozofike e Ingmar Bergman që dëshmon se fuqia e historisë dhe regjisura janë më të rëndësishme se efektet speciale.
Wings of Desire (1987)
Një poezi filmike nga Wim Wenders që trajton jetën dhe njerëzimin përmes syve të një engjëlli.


