Edhe pse u bë i famshëm si yll aksioni falë filmave Die Hard, Bruce Willis nuk e identifikonte veten vetëm me këtë zhanër. Ai ka theksuar se tre nga filmat më të rëndësishëm për të janë 12 Monkeys, Looper dhe Moonrise Kingdom, sepse përmbajnë emocion, dramë dhe thellësi që i jepnin më shumë kuptim interpretimit të tij sesa skenat tipike të aksionit.
Megjithatë, përvojën më të vështirë fizike dhe emocionale e pati gjatë xhirimeve të Tears of the Sun në vitin 2003, një film lufte që kërkonte trajnim ushtarak, ngarkesa të rënda dhe punë në kushte të ashpra klimaterike. Willis ka treguar se filmi ishte më shumë një histori njerëzore se sa një thriller aksioni, por xhirimet u rënduan nga tensionet me regjisorin Antoine Fuqua dhe një lëndim për të cilin ai më vonë paditi studion.


