Futbollisti i njohur Taulant Xhaka ka ndarë një urim të ëmbël për bashkëshorten e tij, Arbnora Xhaka, me rastin e ditëlindjes së saj.
Në një postim në Instagram, ai publikoi disa foto të bukura familjare, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen zemra jem”
Në imazhe shihen çifti bashkë, si dhe momentet e ngrohta me fëmijët e tyre, Klevis dhe Maleya, duke dëshmuar harmoninë dhe dashurinë që i bashkon.
Arbnora ka marrë qindra urime nga ndjekësit dhe miqtë, ndërsa shumë prej tyre kanë vlerësuar raportin e fortë që ata kanë ndërtuar ndër vite.

