Ish-reperi kosovar, Feronit Shabani – Fero, ka bërë të ditur se është martuar sërish. Lajmi u konfirmua nga vetë ai përmes postimeve në rrjetet sociale.
Në imazhet e publikuara, vërehet se bashkëshortja e tij e re nuk është e mbuluar, ndryshe nga periudha kur Fero ishte tërhequr nga muzika dhe i përkushtuar ndaj fesë.
Janë publikuar disa fotografi të saj, duke vënë në pah ngjashmërinë me Arbenita Ismajlin, ish-bashkëshorten e tij të parë. Ashtu si Arbenita, edhe partnerja e re e Feros është modele.
Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht duke pasur parasysh vëmendjen që pati martesa e tij e parë me Arbenitën dhe ndarja e tyre e komentuar gjerësisht.


