Një fenomen i veçantë astronomik, i quajtur “Hëna e Zezë”, do të ndodhë këtë fundjavë. Ky term nuk është zyrtar në astronomi, por përdoret për të përshkruar një tip të veçantë të hënës së re – kur Hëna ndodhet mes Tokës dhe Diellit, duke e bërë të padukshme nga planeti ynë. Ky fenomen ndodh rrallë, rreth një herë në 33 muaj dhe këtë herë kemi të bëjmë me një “Hënë të Zezë sezonale”.
Edhe pse nuk mund të shihet drejtpërdrejt, Hëna e Zezë e bën qiellin më të errët, duke ofruar kushte të shkëlqyera për vëzhgimin e yjeve dhe të meteorëve. Përveç kësaj, në këtë fazë ndikimi i saj tek baticat është më i fortë, pasi Dielli dhe Toka janë në një vijë me të.