A ka vështirësi fëmija juaj të përqendrohet në mësime? Një studim i ri tregon se edhe një mungesë prej vetëm 1.5 orësh gjumë mund të ndikojë ndjeshëm në vëmendje dhe aftësi njohëse.
Kërkimi, i kryer te fëmijë dhe të rinj 10–23 vjeç, zbuloi se ata që flinin vetëm 7 orë për katër net radhazi kishin fokus më të dobët, reagime më të ngadalta dhe fleksibilitet më të ulët mendor, krahasuar me ata që flinin 8.5 ose 10 orë. Më pak gjumë nuk preku dukshëm kujtesën e punës, por ndikoi dukshëm në vigjilencë dhe aftësi për t’u përqendruar.
Ekspertët theksojnë se mosha nuk e zbut këtë efekt edhe adoleshentët e rritur kanë nevojë për mjaft gjumë për të ruajtur mprehtësinë mendore. Prandaj, rritja e orëve të gjumit, edhe me ndryshime të vogla në rutinë, mund të përmirësojë ndjeshëm performancën dhe përqendrimin.