Adhuruesit e Diznit zbuluan së fundmi identitetin e vërtetë të babait të Nalës në filmin animuar “Mbreti Luan”.
Pavarësisht se interneti është plot me teori mbi filma, kjo teori tërheq vëmendjen për bindshmërinë e saj. Dizni është i njohur për shtimin e detajeve të fshehura në filmat e tij, të cilat i sfidojnë shikuesit më të vëmendshëm. Ivan Mars, i vetëquajtur “detektiv filmash”, ka ndarë teorinë e tij në rrjetet sociale, duke përfshirë prova nga vetë filmi.
Ai fillon me të dhënat: “E dimë që Simba është djali i Mufasës dhe Sarabit, dhe në fund të filmit ai bie në dashuri me Nalën, shoqen e tij të fëmijërisë. Por, Nalën e lind Sarafina. Kështu, më lindi pyetja, kush është babai i saj?” Sipas analizës së Ivanit, në një grup luanësh gjithmonë ka vetëm dy mashkuj që përputhen me femrat e grupit. Duke ditur që Mufasa dhe Skar ishin të vetmit mashkullorë në Tokën e Krenarisë, ai përfundon se Nala është vajza e Skarit.
Kjo teori bëhet edhe më bindëse kur vëmendja i kthehet ngjashmërisë së syve të tyre, të cilët janë të vetmit luanë me sy të gjelbër dhe të verdhë. “Si më ka shpëtuar kjo?” pyet Ivan, duke iu referuar detajit të ngjyrës së syve si një lloj gjurme që Dizni la për adhuruesit më të përkushtuar. Megjithëse kjo teori ka ngjallur debat, jo të gjithë janë të bindur nga ajo.