Supermodelja e njohur e viteve te 90’, Eva Herzigova po dëshmon edhe një herë se stili i vërtetë nuk plaket kurrë. Sipas një raportimi të fundit, Herzigova ka qenë protagoniste e një eventi mode ku ka bërë përshtypje me prezencën dhe stilin e saj të jashtëzakonshëm, duke treguar se karizma e saj ikonike mbetet e fortë edhe pas dekadash në skenë.
Herzigova u shfaq me një kombinim që tërhoqi menjëherë vëmendjen. Ajo veshi një sako elegante që e përdori si fustan, duke krijuar një pamje moderne dhe shumë të guximshme. Look-un e kompletoi me take të larta, që i shtuan hijeshi dhe theksuan siluetën e saj. Fansat e kanë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke lavdëruar aftësinë e saj për të rrëmbyer vëmendjen dhe për të ruajtur një stil që nuk plaket kurrë. Për shumë të apasionuar të modës, Herzigova është vërtet një shembull i elegancës së qëndrueshme.


