Sonte në Bazel zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, pas fitores së Zvicrës vitin e kaluar me këngën “The Code” nga Nemo Mettler. Në këtë garë marrin pjesë 15 këngëtarë, por vetëm dhjetë prej tyre do të kalojnë në finalen e madhe.
Sipas parashikimeve të basteve, Suedia mbetet më e preferuara për të fituar, ndërsa Kroacia me këngën “Poison Cake” dhe Mali i Zi ndodhen në rrezik të eliminimit.Austria dhe Franca ndjekin Suedinë në krye të parashikimeve, ndërsa përfaqësuesit e Portugalisë, Azerbajxhanit, Islandës dhe Sllovenisë gjithashtu kanë pak gjasa për të kaluar në finale.