Sezoni i ri i serialit Euphoria është rikthyer pas katër vitesh pritjeje, me yjet Zendaya, Sydney Sweeney dhe Jacob Elordi, por reagimet nuk janë ato që priteshin.
Edhe pse seriali vazhdon të sjellë tema të forta si droga, seksi dhe ankthi, shumë kritikë mendojnë se sezoni i tretë nuk arrin nivelin e mëparshëm. Disa media e kanë cilësuar si “të lodhur” dhe “të vjetruar”, ndërsa të tjera e kanë kritikuar për mënyrën si trajton personazhet dhe temat sensitive.
Kontroversë ka shkaktuar edhe një skenë nga traileri, ku personazhi i Cassie shfaqet në një situatë provokuese, duke nxitur reagime të forta në rrjetet sociale. Në episodin e parë, historia e saj lidhet me krijimin e përmbajtjes online për të siguruar para, një zhvillim që është kritikuar si i tepruar dhe problematik.
Megjithatë, disa kritikë kanë vlerësuar performancat e aktorëve, veçanërisht të Zendaya-s, e cila vazhdon të konsiderohet pika më e fortë e serialit.
Ndërsa mendimet mbeten të ndara, një gjë është e sigurt: “Euphoria” vazhdon të provokojë debat dhe të mbajë vëmendjen e publikut, edhe pse këtë herë jo gjithmonë në mënyrën më pozitive.


