Thuajse çdo njeri i rritur në botë ka sheqer të lartë në gjak, shpesh pa e ditur. Simptoma kryesore që mjekët theksojnë është etja e shtuar, e cila shoqërohet me urinim të shpeshtë dhe dehidratim. Shumë njerëz e ngatërrojnë me lodhje apo mungesë gjumi, por nëse kjo shenjë shfaqet shpesh, duhet bërë analizë gjaku.
Hiperglikemia e patrajtuar mund të çojë në komplikime serioze si sëmundje të zemrës, goditje në tru, probleme me veshkat dhe humbje shikimi. Ndryshimet e thjeshta në stilin e jetesës – ushqyerje e shëndetshme, aktivitet fizik, ulje e alkoolit dhe ndalimi i duhanit – mund të ndihmojnë në parandalim dhe kontroll të nivelit të glukozës.