Një trailer i ri është publikuar për sezonin e dytë të serialit Squid Game, i cili do të jetë i disponueshëm në Netflix nga 26 dhjetori.
Në protagonistë sërish janë Lee Jung-jae, Park Hae-soo dhe Ho-ieon Jung.
Sezoni i parë i Squid Game u bë seriali më i ndjekur në 94 vende dhe fitoi 14 nominime për çmimin Emmy.
Në sezonin e dytë, lojtari 456 vazhdon misionin e tij për të gjetur njerëzit pas lojës dhe për t’i dhënë fund sportit të tyre të egër.
Megjithatë, rruga për rrëzimin e organizatës doli më vdekjeprurëse nga sa e kishte imagjinuar.
Për t’i ndaluar ata përgjithmonë, ai duhet të rihyjë në lojë.