Ermal Fejzullahu ka nxituar shqiptarët në Itali të japin votën e tyre për Muharrem Salihun, një kandidat shqiptar për eurodeputet. Ai bëri këtë thirrje në një postim në ‘InstaStory’, duke shfaqur solidaritetin e tij me kandidatin në foton e tyre bashkë.
“Faleminderit për mikpritjen z. Salihu. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në verilindje të Italisë, që kanë shtetësi italiane, të votojnë për shqiptarin e parë për eurodeputet të Italisë. Voto Marco më datën 08-09 qershor”, shkroi ai në postimin e tij në Instagram.