Sot, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu po feston ditëlindjen e tij të 36-të, një moment i veçantë për të ndarë gëzimin me miqtë, familjen dhe fansat. Një nga urimet më prekëse ka ardhur nga babai i tij, artisti i mirënjohur Sabri Fejzullahu, i cili ka postuar një mesazh emocionues në Instagram.
Në postimin e tij, Sabriu ka ndarë një foto të Ermalit dhe e ka përshkruar atë si një yll që ndriçon kur këndon. Ai kujton fëmijërinë e Ermalit me fjalët: “Si fëmijë ke qenë: Ermal o sherr i madh, tani je: Ermal o ylli jonë që bën dritë kur këndon.