Pas një keqkuptimi që u bë viral në rrjetet sociale, Erling Haaland më në fund i është përgjigjur aktorit Tom Holland, duke pranuar ftesën e tij për darkë.
Gjithçka nisi pasi ylli i filmit The Odyssey dhe Spider-Man tregoi në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” se i kishte dërguar një mesazh privat sulmuesit norvegjez për ta ftuar të dilnin së bashku, por nuk mori asnjë përgjigje. Holland e mori situatën me humor, duke thënë se ishte një “mësim për përulësi” për një aktor.
Pas publikimit të intervistës, Haaland komentoi në Instagram: “Ftesa për darkë u pranua… Pak me vonesë. Thjesht zgjidhe vendin!”, duke i dhënë fund historisë që kishte argëtuar fansat për ditë të tëra.
Më herët, Haaland kishte shpjeguar se nuk iu përgjigj mesazhit sepse nuk e njohu aktorin dhe mendoi se bëhej fjalë për një person të panjohur. Pavarësisht kësaj, duket se tashmë dyshja është gati të takohet, ndërsa fansat mezi presin të shohin nëse darka e shumëpërfolur do të realizohet.


