Legjenda e rock-ut, Eric Clapton, ka ndërprerë koncertin e tij në Madrid pasi u godit në gjoks nga një objekt i hedhur nga një fans. Incidenti ndodhi menjëherë pasi artisti 81-vjeçar përfundoi performancën e hitit “Cocaine”, duke e detyruar të largohej nga skena pa realizuar programin e planifikuar.
Sipas mediave ndërkombëtare, objekti i hedhur ishte një pllakë vinili. Edhe pse Clapton nuk pësoi lëndime serioze, ai vendosi të mos rikthehej në skenë. Ngjarja ka rikthyer debatet mbi sigurinë në koncerte dhe sjelljen e papërshtatshme të disa fansave ndaj artistëve gjatë performancave live.


