Ëmbëlsira me rrush është një kombinim i thjeshtë, por i shijshëm, që sjell freskinë e frutit në një brumë të butë dhe të lehtë. Për përgatitje ju nevojiten vetëm disa përbërës bazë: 3 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 3 gota miell, 1 qeskë me pluhur pjekjeje dhe rrush i kuq. Pasi rrihni vezët me sheqerin i shtoni përbërësit tjerë dhe gjysmën e kokrrave të rrushit, ndërsa pjesën tjetër vendoseni sipër për një pamje më të bukur dhe shije më intensive.
Tavën e lyer me pak gjalpë futeni në furrë të ngrohur paraprakisht në 180°C dhe piqeni për rreth 40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. Pas pjekjes, lëreni të ftohet pak, priteni në kube dhe sipas dëshirës spërkateni me sheqer pluhur. Kjo ëmbëlsirë është perfekte për një pasdite të ëmbël me kafe ose e shoqëruar me akullore vanilje.