Edhe pse Tesla ka humbur epërsinë në treg ndaj BYD dhe rritja e saj ka ngadalësuar, Elon Musk beson se vlera e kompanisë do të shumëfishohet dhe kjo jo falë makinave. Sipas tij, dy motorët e vërtetë të rritjes së së ardhmes janë robotaksit dhe roboti humanoid Optimus. Komentet e investitorit Jason Calacanis, i cili tha se “në të ardhmen askush nuk do të kujtojë që Tesla prodhoi makina, por që ndërtoi një miliard robotë”, u përforcuan edhe nga vetë Musk me reagimin: “Ndoshta e vërtetë”.
Megjithëse Tesla ende varet nga shitjet e automjeteve dhe robotaksit si projekt kërkon vite para se të gjenerojë të ardhura të qëndrueshme, Musk është veçanërisisht i motivuar për suksesin e Optimus, i cili lidhet drejtpërdrejt me paketën e tij të madhe të kompensimit: Tesla duhet të prodhojë një milion robotë deri në vitin 2030. Sfidat teknike mbeten të mëdha veçanërisht ndërtimi i krahëve robotikë me shkathësinë e duarve njerëzore por historia e Musk me SpaceX, Neuralink dhe transformimin e Teslës tregon se ambiciet e tij nuk duhen nënvlerësuar.

